Shpërthen Michel Platini: Më dënuan të mallkuarit e FIFA-s!

Rishfaqet Michel Platini. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ish-presidenti i UEFA-s akuzoi FIFA-n për dënimin e tij, si dhe komentoi edhe përdorimin e teknologjisë VAR.

“Skualifikimi nuk më dëmton, nuk e pranoj. Nuk e ndiej veten të skualifikuar. Zvicra më nxori të pafajshëm, duhet ta kishte bërë dhe FIFA, por nuk e bëri për arsye politike. Gjithçka ishte politike. Vendimin e atyre të mallkuarve të FIFA-s e shfrytëzova për të bërë ngë pushim pas 25 viteve impenjim. Nuk më intereson fare pezullimi, që është një palaçollëk prej të çmendurish. Tani çështja do të gjykohet nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nuk mund të më pengojnë që të punoj në botën e futbollit.”

Platini, që ishte kundër që në krye të herës, foli edhe për VAR-in, që sipas tij, po i shndërron arbitrat në kukulla.

“Gjithmonë kam qenë kundër. VAR-i mund të ndihmojë, por më pas është interpretimi: vendos gjithmonë njeriu. Dizenjatorët i kanë shndërruar gjyqtarët në kukulla. Është e vështirë kur e humbet ndeshjen për një gabim të arbitrit, por mbetet njerëzore. Tani është teknologjia, që sërish gabon. Nuk është e mundur ta përcaktosh me saktësi të plotë që një ndërhyje me dorë është ose e jo e vullnetshme. Duhet t’i lëmë njerëzit të luajnë mes tyre. Futbolli është shpikur për lojtarët, jo për arbitrat, që imponojnë rregullat e tyre. Kjo më mërzit shumë. Arkitektë të futbollit nuk janë arbitrat, por futbollistët”.

Gazeta Shqip




Comments are closed.