Itali, merr peng autobusin me nxënës dhe i vë flakën: Ndalni vdekjet në Mesdhe

Një 47-vjeçar me prejardhje senegalase, Ousseynou Sy, u arrestua pasi rrëmbeu një autobus me nxënës dhe pastaj i vuri zjarrin automjetit në Itali.

Ngjarja ndodhi në San Donato, jashtë Milanos. Autori, me nënshtetësi italiane që nga viti 2004 dhe me precedentë për drejtim makine në gjendje të dehur dhe dhunë seksuale, kishte kërcënuar të vriste veten: “Dua t’i jap fund, vdekjet në Mesdhe duhet të ndalen”. Disa prej nxënësve morën disa lëndime.

Në bordin e autobusit kishte 51 fëmijë të shkollës Vailati të Crema-s (në Kremona) me mësuesit e tyre. Katërmbëdhjetë njerëz, duke përfshirë dy të rritur, u transferuan në Klinikën De Marchi: një në kodin e verdhë, të tjerët në kodin e gjelbër. Autori i ngjarjes u transportua në spitalin “San Paolo”. Të gjithë fëmijët e tjerë u vizituan në vend dhe më pas u transferuan në Institutin Margherita Hack në San Donato, duke pritur për prindërit e tyre.

Alarmi për karabinierët është dhënë nga një prej fëmijëve në bord. Sipas hetimeve paraprake, 47-vjeçari ishte në drejtim të autobusit që duhet t’i dërgonte fëmijët në shkollë, pas një aktiviteti sportiv në natyrë. Në një moment, ai ka ndryshuar drejtimin e rrugës dhe duke iu drejtuar nxënësve me një thikë në dorë, u ka thënë: “Shkojmë në Linate, këtu nuk do zbresë më asnjë”. Një nga nxënësit në bord ka njoftuar prindërit me celular dhe ata sinjalizuan menjëherë policinë.

Menjëherë disa pika kontrolli u morën, ndërsa patrullat arritën në mes. Shoferi në atë pikë uli pak gazin, duke goditur gjithsesi makina të tjera të parkuara, por humbi kontrollin e mjetit që u përplas me një parmak.

Vetëm atëherë, senegalezi zbriti nga mjeti, e spërkati me benzinë dhe i vuri zjarr me një çakmak, por karabinierët arritën të shpëtojnë nxënësit dhe profesorët duke hyrë nëpër derën e pasme dhe duke thyer dritaret.

Gazeta Shqip

Comments are closed.