I injektoi vetes lëng frutash, për pak sa nuk vdiq

Një grua në Kinë pothuajse sa nuk vdiq pasi i injektoi vetes një koktej me 20 lloje lëngje frutash. Në një përpjekje për të përmirësuar shëndetin e saj, 51-vjeçarja nga Guiyang County në Chenzhou, provinca Hunan, e injektoi lëngun në vena. Pas injektimit me përzierje, pacientes iu irritua lëkura dhe pati temperaturë të lartë.

“Gruaja, e cila ishte e interesuar për trajtimet e pazakonta shëndetësore, pësoi dëmtime të mëlçisë, veshkave, zemrës dhe mushkërive dhe u fut në kujdes intensiv për pesë ditë”, sipas një raporti nga e përditshmja kineze Xiaoxiang Morning Herald.

“Unë mendova se frutat e freskëta ishin shumë ushqyese dhe nuk do të më bënin dëm duke i injektuar ato në trupin tim. Nuk e kisha idenë që do të më shkaktonin një telash të tillë”, tha ajo.

Mjekët në Spitalin Affiliated të Universitetit Xiangnan në Hunan ia hoqën toksina nga gjaku duke përdorur dializë dhe i dhanë antibiotikë. Pas pesë ditësh gjendja e saj u përmirësua dhe u transferua nga kujdesi intensiv në pavijonin e veshkave. Ata thanë se pacientja për pak sa nuk humbi jetën sepse shumë organe jetësore i dolën jashtë funksionit.

Gazeta Shqip

 

Comments are closed.