Gruaja vret burrin, shkoi vonë në shtëpi

Një grua pranoi përpara gjykatës se ka vrarë burrin e saj me thikë pasi ai shkoi vonë në shtëpi. Katie Anne Castel, 38 vjeçe, u deklarua fajtore për vrasjen e Jarred Paul Castel gjatë një debati të nxehtë në shtëpinë e tyre, në Brisbane të Australisë.

Gruaja e goditi me thikën e kuzhinës në gjoks burrin e saj. Motivi i vrasjes iu duk i paarsyeshëm gjykatësit. Babai i  viktimës, vëllai dhe motra thanë se gruaja e tij nuk ndjente keqardhje  për krimin dhe e abuzonte psikologjikisht burrin e saj.

Gjykata dëgjoi se si thika kishte ngulur në gjoks, duke krijuar një plagë 4 cm. Burri arriti të tërheqë thikën nga trupi i tij para se të vdiste nga humbja e gjakut.

Gazeta Shqip

Comments are closed.