Dëshira e çmendur e spanjollëve për të klonuar Messin

Etiketimet për lojtarin që konsiderohet më i miri i historisë kanë mbaruar. Është e vështirë të gjesh një fjalë “të madhe” që nuk është përdorur për të përshkruar “bëmat” e “yllit” të Barcelonës. Ekziston frika se bota e futbollit nuk do të shohë më një Messi të dytë kur “Pleshti” të varë këpucët në gozhdë. Atëherë cila është zgjidhja për të mos e “humbur” Messin? Edhe pse mund të duket sureale, na e tregon me një pyetje “Cadena Ser”: “A mund të klonohet Messi?”

Për ta zgjidhur këtë çështje, kjo media spanjolle ka kontaktuar Arcadi Navarron, specialist i gjenetikës dhe përgjegjës i Arkivit Europian të Gjenetikës, i cili jep këtë përgjigje:

“Po, Messi mund të klonohet me teknikat e kohës. Do të ishte e mundur të përftonim një qenie njerëzore shumë të ngjashme me Messin, një binjak. Do të ishte sikur kanë lindur në të njëjtën kohë, por njëri prej tyre ka mbetur i ngrirë për 20-30 vjet.

A do të trashëgonte Messi i Ri talentin gjenetik të sulmuesit aktual “blaugrana”?

“Ky person mund të ketë të njëjtin potencial të Messit, cilësitë e tij dhe përbërësit gjenetike, por duhet theksuar se Messi është Messi jo vetëm për shkak të përbërësve gjenetikë, por edhe për mënyrën e tij të jetesës, edukimit të tij dhe faktorët e jashtëm që kanë influencuar te formimi i tij.”




Comments are closed.