“Unaza e Re”/ Bllokohet për 4 orë rruga, PD: FNSH kërcënon me arrestime

Protesta te Unaza e Re ka përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi banorët e kësaj zone kanë bllokuar si çdo ditë rrugën.

Por protesta e sotme nuk është mbyllur me bllokimin për 1 orë të rrugës, ashtu siç ka ndodhur për më shumë se 100 ditët e fundit. Bllokimi i rrugës është bërë prej orës 17:00, banorët nuk janë larguar nga rruga, pasi sipas tyre aty ndodheshin efektivë të FNSH e kanë pasur frikë për arrestime.

Rruga është liruar pak pas orës 21:00, vetëm pasi në vendngjarje ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha, i cili theksoi se prania e FNSH ka qenë me urdhër politik për të terrorizuar banorët.

Përmes një statusi në Facebook ka reaguar edhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili thotë se policia e FNSH janë dërguar për të arrestuar njerëzit e thjeshtë

“Po këta te pacipët e qeverise,që çojnë gjithë policinë e Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte për te arrestuar njerëzit e thjeshte te Unaza e Re qe thjesht mbrojnë shtëpitë e tyre,recepsionistin,qe përlante 30 milion euro nuk e kapin dot,as komisaret e policisë qe bënin trafik droge nuk i kapin dot. Çfarë qeveri maskarenjsh”, shkruan Vasili.




Comments are closed.