Një gjyqtar gjerman për sfidën Shqipëri-Turqi

Shqipëria do të startojë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020 ditën e premte, me sfidën përballë Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:45.

Kombëtarja kuqezi ka filluar grumbullimin që mbrëmjen e të dielës, ndërsa që nga e hëna në mesditë, kanë nisur edhe seancat stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci.

Ndërkohë sot UEFA ka njoftuar edhe listën e arbitrave që janë përzgjedhur për të vënë drejtësi në sfidën e Shkodrës dhe bëhet fjalë për një 4-she gjyqtarësh nga Gjermania.

Kështu kryesor do të jetë Tobias Steiler, ndërsa asistentë të tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelman, me Christian Dingert si gjyqtar të katërt.




Comments are closed.