Vrasja te stadiumi “Dinamo”, viktima menaxheri i njohur i VIP-ave? (EMRI)

Një vrasje ka ndodhur në mbrëmjen e sotme rreth orës 10:00 në Tiranë, shumë pranë stadiumit “Dinamo”.

Mësohet se viktima është një personazh i njohur i jetës së natës dhe shoëbizit në kryeqytet.

Është konfirmuar se viktima, të cilës i është bërë pritë në këtë zonë është Jurgen Kurti, i njohur ndryshe edhe si menaxheri i VIP-ave, i akuzuar më parë edhe për vrasjen e babait të tij, Artur Kurti.

Jurgeni përfundoi në qeli pas vrasjes së babait të tij në ish-Bllok më 4 prill 2016, por Gjykata e liroi disa ditë më vonë duke e lënë në arrest shtëpie.

Asokohe u dha masa “arrest me burg” për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes.

Historia në familjen e djalit që vishet me marka, u kthye në një “telenovelë” që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit.

Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

Jurgen Kurti është i njohur edhe për dhunimin e një tregtari në Durrës që përfundoi në vrasje.

Comments are closed.