Tronditet Tirana, një i vrarë me armë zjarri pranë stadiumit “Dinamo” (FOTO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Tiranës së Re”.

Mësohet se pranë stadiumit “Dinamo” është qëlluar me armë dhe një person raportohet të ketë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Ndërkohë, ambulanca dhe forca të shumta policie  kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç”, njofton policia.

Policia ka ngritur pika kontrolli në kryeqytet, për të bërë të mundur identifikim dhe kapjen e autorit/ve.




Comments are closed.