Shoqëria, rrëfehet Majlinda Bregu: Luli më doli shok i keq, Rama…

Majlinda Bregu flet për shoqërinë me kryeministrin dhe kryetarin e PD: Luli më doli shok i keq, kurse Ramën…

Ajo ka qenë një nga ministret më të njohura të qeverisë së Partisë Demokratike, teksa drejtoi Ministrinë e Integrimit, por u detyrua të mbetej jashtë kësaj force politike pas operacionit “fshesa” të Lulzim Bashës që largoi “gardën e vjetër”.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”, Bregu ka folur pikërisht rreth marrëdhënieve me kryetarin e PD-së, por edhe për raportin e saj miqësor me kryeministrin që vjen nga PS, Edi Rama.

Fëmijët e pyetën Majlinda Bregun se cilin ka më shumë shok, Bashën apo Ramën, dhe ish-deputetja fillimisht tentoi të anashkalonte pyetjen.

Por pas këmbënguljes së fëmijëve, Bregu ka thënë se Lulzim Basha i ka dal shok i keq, kurse për Ramën tha se nuk e ka patur asnjëherë shok.

“Luli me doli shok i keq, kurse Ramën nuk e kam pas asnjëherë shok”, tha Bregu duke qeshur.

Ajo gjithashtu u pyet nëse e ka marrë malli për Parlamentin dhe u përgjigj: “Për këtë Parlamentin sot? Asnjë çik fare”.




Comments are closed.