Masakra në Zelandën e Re, Trump i ‘tërbuar’: Duan të më fajësojnë mua!

Donald Trump me zemërim është ankuar se po fajësohet për sulmin terrorist në dy xhami në  Christchurch të Zelandës së Re nga ekstremisti i djathtë Brenton Tarrant, që i mori jetën 50 personave.

“Media e Lajmeve të Rreme po punon edhe pas pune që të më fajësojë mua për sulmin e tmerrshëm në Zelandë të Re. Atyre do t’iu duhet të punojnë shumë që ta provojnë atë gjë. Sa qesharake!”, thotë Presidenti i SHBA.

Presidenti amerikan ishte kritikuar pas sulmeve, pasi fillimisht kishte postuar një lin nga Breitbard, një webfaqe e ekstremit të djathtë me histori të retorikës anti-myslimane, për t’i drejtuar ndjekësit e tij në mbulimin e tyre të incidentit.

Më vonë ai shprehu “simpatinë më të ngrohtë” dhe “urimet më të mira” për popullin e Zelandës së Re, por nuk e quajti sulmin terrorist dhe nuk kritikoi ideologjinë e supremacizmit të bardhë.

Comments are closed.