Degjeneron sherri Idrizi-Hyseni/ “Të pushova nga puna o hajdut”, “Je mashtrues”

Debati midis kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputeti socialist Alket Hyseni nuk ka qenë asnjëherë i qetë dhe kjo është vërtetuar më së miri sot, kur në “Open” kanë kaluar edhe në sulme të ashpra personale.

Shpëtim Idrizi po fliste për kërkesën për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që është ndërprerë nga Hyseni, i cili e ka penguar të argumentojë lëvizjen e opozitës.

Kreu i PDIU-së ka deklaruar më pas se e ka pushuar nga puna Alket Hysenin dhe posedon disa e-mail të kryeministrit Edi Rama ndaj tij.

Ndërkohë, Alket Hyseni ka deklaruar se qëndrimi i Idrizit është një gënjeshtër e pastër dhe se lideri i çamëve është thjesht zhurmues.

DEBATI:

Idrizi: Po të duash të nxjerr edhe e-mailet e Ramës për ty, sa të dal që këtu! Të kam pushuar nga puna në doganë…

(Hyseni e ndërpret)

Idrizi: Unë kam e-maile zyrtare për ty!

Hyseni: Mos gënje se je mashtrues. Nuk merrem me Shpëtimin se është i dëshpëruar, është i dëshpëruar.

Idrizi: Të kam pushuar nga puna si hajdut Alket. Të kam fut unë te Partia Socialiste o Alekt. Të lutem, nuk kam ardhur për Alketin këtu se me të i kam zgjidhur para dhjetë vjetëve.

Hyseni: Ndërpriteni opozitën të flasim edhe ne qytetarët.




Comments are closed.