Cikloni në Zimbabve shkakton 1000 viktima

“Një ciklon në Mozambik mund të ketë vrarë më shumë se 1,000 vetë”, tha presidenti i vendit. Filipe Nyusi tha se Ciklon ‘Idai’ kishte shkaktuar shkatërrime masive dhe parashikoi se numri aktual i vdekjeve prej 84 vetash do të rritet shumë.

Duke folur në radion shtetërore, pasi fluturonte mbi qytetin Beira dhe duke parë përmbytjen dhe shkatërrimin, Nyusi tha se pa trupa që po lëviznin mbi ujë në zonat e përmbytura.  Beira është goditur rëndë nga ciklon,  i cili ka ndërprerë energjinë elektrike.

Kryqi i Kuq tha se 90 për qind e Beiras, një qytet prej 500 mijë banorësh ishte dëmtuar apo shkatërruar. Dje, një digë e madhe shpërtheu dhe preu rrugën e fundit në qytet.

Cikloni ‘Idai’ e goditi Beiran javën e kaluar dhe pastaj u zhvendos në brendësi të Zimbabve dhe Malavi. “Të paktën 31 vdekje janë raportuar dhe mbi 100 persona rezultojnë të zhdukur në Zimbabve”, tha Kryqi i Kuq.

Gazeta Shqip

Comments are closed.