Rama në Poliçan: Qyteti do ketë ujë të pijshëm 24 orë (Video)

Kryeministri Edi Rama gjendej në kantierin e hapur për ndërtimin e ujësjellësit në Poliçan, i cili do të furnizojë më ujë jo vetëm qytetin por edhe fshatrat përreth. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj dhe zëvendës ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Hantin Bonati, kryeministri është shprehur se Poliçani do të ketë ujë 24 orë pas 3 dekadash vështirësi, si edhe një shkollë e rindërtuar me themel për fëmijët e mësuesit e qytetit.

Ndërkohë që të shumtë kanë qenë qytetarët që janë mbledhur duke brohoritur ‘Edi Rama’.

Kryetari i Bashkisë Adriatik Zotkaj u shpreh se ujësjellësi ka qenë një prej kërkesave kryesore të banorëve.

“Që nga viti 1966 kur është ndërtuar qyteti, së bashku me ujësjellësin e Poliçanit nuk ka pasur investim. Me një investim prej 80 milionë lekësh të reja ne do të bëjmë të mundur furnizimin e 10 mijë banorëve, duke e zgjidhur përfundimisht këtë problem, duke e furnizuar me ujë 24 orë, duke e përmirësuar cilësinë e shërbimit, por duke nxjerrë edhe ujësjellësat nga humbja,”shtoi Zotkaj.

ERTV Live😊: Poliçan – Ujë 24 orë pas 3 dekadash vështirësi, si edhe një shkollë e rindërtuar me themel për fëmijët e mësuesit e qytetit. Kaq😉

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 17 mars 2019

Comments are closed.