Thaçi: Duhet të kalohet mbi trupin tim nëse ka ndarje të Kosovës!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur angazhimin e tij për ngrirjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për një normalizim të marrëdhënieve dy paleshe.

Gjatë Samitit të Dytë të Diasporës, Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhë, ai tha se duhet të kalohet një herë mbi trupin e tij.

Në një fjalim mjaft emocionus, Thaçi po ashtu u shpreh se duhet refuzuar me çdo formë ngritja e një Unioni Ballkanik që cenon territorin e Republikës së Kosovës.

“Kombi shqiptar ka nevojë të fuqizohet. Kosova ka miq e partnerë si SHBA-BE, por ka edhe kundërshtarë politikë. Ushtria e Kosovës do jetë ushtri e paqes, edhe për atë kemi pasur kundërshti, por kemi mbështetjen e qartë, të sigurtë, e unike të SHBA. Edhe një herë shpreh mirënjohjen e SHBA-ve për mbështetjen e krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Thaçi nënvizoi se Kosova po përgatitet që të hyjë në dialogun përfundimtar me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizimin e një pakti.

“Ne e di dimë se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë. Nuk do lejojmë organizmin e një konference ndërkombëtare ku është edhe Rusia, do lejojmë vetëm mbështetjen e SHBA-ve, – vijoi Thaçi. – Në asnjë rethanë, as si ide, nuk duhet të pranojmë një Union Ballkanik, është cenim i kombit tonë, i mungesës së orieintmit tonë, është kthim pas i kombit tonë. Prandaj kërkohet edhe nga ju zgjim që nuk janë në interesim të kombit. Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe asnjëherë nuk do lejohet. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk mund të ndodhë, asnjë nuk mund ta ndajë as Trepçën, as Mitrovicën e as Ujmanin e asnjë centimetër të Republikës së Kosovës. Për ndarje të Kosovës e terma të tilla, e ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviçin. Sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për Preshevën, Medvegjen e Bujanovcin pa cenuar territorin e Republikës sëë Kosovës”.

Gazeta Shqip

Comments are closed.