Vrasja makabër në Sharrë, 45-vjeçarja e masakruar ka një djalë në burg

Një 45-vjeçare u gjet e masakruar rreth orës 08:10 të mëngjesit të sotëm në liqenin e Sharrës, ndërsa nga grupi hetimor u zbulua se viktima ishte qëlluar me 3 plumba dhe në kokë kishte shenja dhune.

Më vonë, gruaja e pajetë u identifikua si shtetasja Lirie Xhepa. Ndërkohë të tjera detaje janë zbuluar rreth këtij krimi makabër.

Sipas News 24, banorët e zonës kanë dëshmuar se kanë parë një automjet ta transportonte trupin e Xhepës në këtë zonë dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Sipas tyre gruaja është banore e kësaj zone dhe është e martuar.

Ndërkohë “Fax News” sqaron se viktima ka humbur para 10 viteve bashkëshortin e saj dhe prej asaj kohe ka jetuar rreth 300 metër larg zonës ku u gjet e vrarë në një banesë dykatëshe me një nga djemtë e saj.

Raportohet se viktima është nëna e 3 djemve, njëri prej të cilëve ndodhet aktualisht në burg.

Comments are closed.