Tension në Parlament/ Rama: Na fal Talat Xhaferri për fjalët e fëmijës Basha

Seanca e sotme parlamentare ku është i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri nisi me një minutë heshtje, por pas shprehjes së dhimbjes për tragjedinën e ndodhur mbrëmë në Shkup nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, u regjistrua një përplasje.

Menjëherë pasi kryedemokrati Basha u ul në vendin e tij, kryeministri Rama mori fjalën dhe i kërkoi falje Talat Xhaferrit për fjalët që tha lideri i opozitës në foltore.

I dashur miku ynë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë. Unë u kërkojë ndjesë për këtë shkelje të kodit të etikës. Dua t’u them se fëmija që sapo foli jo vetëm nuk i mendon ato që thotë por edhe nuk di se çfarë thotë.

Comments are closed.