Festë në Boras te Suedisë për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikes së Kosoves

Shqiptarët që jetojnë në Boras të Suedisë festuan 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në objektin Parkhallen të këtij qyteti i cili ishte i mbushur me pjesëmarres.Në këte 11 vjetor përformuesit e shoqates shqipatare kultuore dhe sportive Dardania ofruan një pasuri te madhe kulturore dhe artistike e cila na bënë krenar sepse përmes artit,kënges dhe valles vëhet në pah shpirti pozitiv dhe i pastër Shqiptar! Këtë manifestim e organizoi shoqata Dardania e cila numëron mbi 800 anëtarë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës.

Madhështinë e këtij manifestimi ia shtuan me pjesëmarrjen e tyre edhe zonja Annette Persson Carlsson përfaqësuese e komunës së Borasit, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë Virxhil Kule, këshilltari për ministri Albert Jerasi,përfaqësuesi i Qendres Kulturore të Kosovës për Suedi Dr. Muhamet Shatri,përfaqësuesit e organizimeve kulturore-arsimore nga Malmöja me rrethinë:Iasmail Rugova,ish drejtori i qëndrse Xhevat Isufi,Mustafë Bajramaj,Adem Qerimaj,Murteza Pepaj, Avni Ismaili kryetar i QKSH Dardania nga Skenesi dhe shumë aktivist e veprimtar këtu në Suedi.Salla(Parkhallen)ishte e zbukuruar me flamuj dhe ishte mbushur me me bashkëatdhetarë të të gjitha moshave mbi 500 persona. Performuan fëmijë, te rinjë, gra dhe burra te veshur me rroba kombëtare.

Pas intonimit të Hymneve kombëtare të Kosovës, Kombëtare dhe ati suedez u mbajt pjesa akademike dhe ajo kulturore e muzikore. Në pjesën akademike foli përfaqësuesja e komunes se Borasit Annette Carlsson zv. kryetare e cila e vëlerësoi lartë kontributin e shoqates Dardania në ruajtjen e gjuhes dhe kultures shqiptare dhe kishte kënaqësin qe ishte në këtë mbrëmje për ta kremtuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosoves. Një fjalë rasti e mbajti kryetar i shoqates Dardania në Boras, Ambasdori i Shqipërisë Virxhil Kule,

që është edhe autor i librit për Gjergj Kastriotin-Skenderbeun u shpreh i gatshem të bashkëpunoi me qëndren kulturore të Kosovës në Suedi, Shoqaten shqiptare Dardania si dhe shoqatat tjera që veprojnë në Suedi. Pastaj e mori fjalen përfaqësuesi i Qendres Kultuore të Kosovës në Suedi Dr. Muhamet Shatri, ku theksoi se fal luftës dhe sakrifices shekullore sot i kem dy shtete shqiptare dhe avancimin e statusit te shqipatëve në Maqedoni dhe trevat tjera si dhe përmendi aspiaraten e pashuar për bashkim kombëtar. Poashtu theksoi edhe kontributin edukativo arsimor dhe kulturor si dhe përpjekjet e gjithëmbarëshme për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të lidheve me vëndlindjen. Mbrëmjen e përshendeti edhe përfaqësuesi i QKSH Dardania nga Skene Avni Ismaili si dhe u lexuan përshendetjet nga Ambasodori i Kosovës për Suedi Sedat Burrniku dhe kryetari i komunes së Borasit Ulf Olsson.

Në pjesën kulturo-muzikore, me program të zgjedhur u prezantuan ansamble muzikore të fëmijve të mrekullueshem,të rinjëve dhe të rriturve nga shoqata Dardania të cilët interpretuan dhe i kënaqen të pranishmit me këngë dhe valle të bukura dhe moren shumë duartrokitje. Mbrëmjen e begatuan edhe prezenca e Këngëtarve Dervish Kuqi i cili e këndoi këngen e Pavarësisë e në veqanti këngëtari i mirënjohur nga Kosova Muhamet Sejdiu.

Comments are closed.