Videoskandali i policit, Lleshaj: Nuk ka denoncues, policia fytyra e shoqërisë sonë

Pas videoskandalit të ish-shefit të Policisë Barhan Bajrakurti, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar sot në Malësinë e Madhe.

Lleshaj ka folur për videoskandalin e Berhan Bajrakurtit.Ai iu përgjigj interesit të gazetarëve, duke thënë se policët janë fytyra e të gjithë shoqërisë, ndërkohë që tha se për rastin në fjalë nuk ka denoncues.

“Ai është fytyra e gjithë shoqërisë shqiptare. Është fytyra jonë dhe e juaja. Polici është i arrestuar. Kemi që mbrëmë që kërkojmë denoncuesin dhe nuk ka denoncues. Polici mbahet i arrestuar në mënyre që të mos intimi dojë askënd dhe ngjarjen”, deklaroi Lleshaj.

Gazeta Shqip

Comments are closed.