Pas Selena Gomez është Justin Bieber ai që po vuan nga depresioni

Selena Gomez dhe Justin Bieber kanë qenë në një lidhje të gjatë me njëri-tjetrin dhe pas ndarjes Bieber u martua me Hailey Baldwin. Siç duket Gomez nuk e priti mirë martesën e tyre dhe kaloi në depresion të thellë, por kësaj diagnoze nuk i ka shpëtuar as ish i dashuri i saj.

Burime të shumta konfirmuan lajmin për revistën ‘People’, duke theksuar me këmbëngulje se çështjet e shëndetit mendor nuk ishin të lidhura me martesën e tij me Hailey Baldwin.

Burimet thonë se këngëtari 24-vjeçar duket i lodhur. “Ai po lufton me depresionin,por nuk ka të bëjë me martesën e Hailey Baldwin. Ai është shumë i lumtur që është martuar me atë. Ka diçka tjetër që e mundon dhe po merr ndihmë për ta kaluar këtë problem shëndetësor. Duket  i sigurt dhe shumë shpejt do të ndihet më mirë”, thanë burimet për revistën ‘People’.

Gazeta Shqip

Comments are closed.