Marcelo: Bale s’di spanjisht, merremi vesh vetëm me gjeste

Gareth Bale luan që nga vitit 2013 te Reali i Madridit, por edhe pas 6 vitesh në kryeqytetin spanjoll vazhdon të ketë vështirësi të mëdha në komunikim. E zbulon shoku u tij i skuadrës, braziliani Marcelo, në një intervistë të gjatë për spanjollen Marca. Sipas tij uellsiani vazhdon të komunikojë vetëm në gjuhën angleze. Deklarata e Marcelos vjen në moment kur janë shtuar zërat rreth të ardhmes së 29-vjeçarit.

“Tani, pasi largimit të Cristiano Ronaldos dhe Kiko Casillasit, nuk kam njeri tjetër pranë. Është Bale në krahun tjetër, por Bale nuk flet spanjisht, ne komunikojmë vetëm me gjeste.”

Konkurrenca në krahun e majtë është rritur shumë për Bale me ardhjen e talentit brazilian, Vinicius. Për këtë arsye janë shtuar spekulimet për të ardhmen e uellsianit. Në fakt, kjo ka ndodhur shpesh edhe në të kaluarën, me Manchester Unitet që mbetet në “pole” për ta kthyer futbollistin në Premier League.

Gazeta Shqip

Comments are closed.