“Lëre të dashurën tënde, se jam mërzitur”, me kë e ka Era Istrefi?

Era Istrefi ka kohë që është zhvendosur përtej oqeanit Atlantik, në SHBA ku po zhvillon karrierën e saj si këngëtare.

Simpatikja nga Kosova që kaloi çdo parashikim me hitin “Bon, Bon” është duke punuar për të tjera këngë, por nuk lë pa rifreskuar me foto seksi as Instagramin e saj.

Ajo shfaqet mjaft joshëse në postimet e saj, teksa tani që është konvertuar në një biondinë tërheqëse, duket se është bërë edhe nostalgjike.

Era ditën djeshme ka postuar një foto me një mesazh në diçiturë, që duket se i drejtohet një djali.

“Lëre të dashurën tënde, se jam e mërzitur”, shkruan Era, duke lënë të kuptohet se ia ndjen nevojën dikujt që nuk e ka pranë.

Comments are closed.