Krimi në Tiranë, ja kush është gardisti që vrau gruan (Foto)

Një tjetër grua ka humbur jetën, e vrarë tragjikisht nga bashkëshorti i saj. Mësohet se viktimë ka mbetur Ervilma Seferaj 36 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias. Pas ngjarjes, 44-vjeçari Alket Arapaj është arrestuar menjëherë nga shërbimet e policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Gazeta Shqip

Comments are closed.