Klubet më të rëndësishme në botë, ja 10-ja më e mirë!

10 kritere të aplikuara për të gjitha kontinentet për të dalë në listën klasifikuese që sipas France Football konkludon me shpalljen e klubeve botërore më të rëndësishme, më sharmante dhe më të dashura në Botë. Sipas revistës franceze hierarkia sheh në majën e piramidës pikërisht klubin mbretoror të  Realit të Madridit.

Por për t’u futur më në dataje se si kjo revistë ka dalë në këtë konkluzion duke renditur në këtë mënyrë podin botëror, kujtojmë se ishin 10 kriteret për t’u plotësuar, duke nisur me titujt e fituar nga skuadrat, çmimet individuale në përbërjen e organikave përkatëse, impakti në botën e futbollit, ndjekja në rrjetet sociale, të ardhurat e arkëtuara, shitja e simboleve apo fanellave, investimi në merkato në perforcime, investimi total po në merkato, numri i kampionëve të botës prezentë në përbërjen e skuadrave respektive, historiku i skuadrave dhe ne fund magjia që emeton çdo klub në rang tifozësh.

Për çdo kriter të përmendur ishte caktuar një rend pikësh dhe ne total shuma e pikëve të grumbulluara nga çdo kriter lejoi hartimin e këtij klasfikimi madhor që sheh triumfues Los Blancos. Në total janë analizuar 85 klube deri në detajin më të vogël, ndërkohë që në listën finale mbetën 30. Ndër 20 skuadrat më të mira u përfshinë edhe Milan dhe Inter ndërkohë që dominojnë në 10-shen më të mirë klubet angleze.

Gjigandët spanjollë të Real Madridit dominojnë futbollin botëror me klubin merenegues që ulet në fronin e Olimpit, i ndjekur nga katalanët e Barcelonës, në vend të tretë gjigandët e Premier Leagues, Manchester United, Bayern Munich në vend të katërt dhe pesëshja e parë plotësohet me Liverpoolin, për të vijuar me vendin e gjashtë që prentohet nga Juventusi, në të shtatin Paris Sanit Germain, në të tetin Chelsea në të nëntin Manchester City dhe në të dhjetin Arsenali.

“Top Ten”

Real Madrid 184pikë
Barcelona 177 pikë
Manchester United 151 pikë
Bayern Munich 135 pikë
Liverpool 120 pikë
Juventus 107 pikë
PSG 94 pikë
Chelsea 91 pikë
Manchester City 89 pikë
10-Arsenal 88 pikë

Gazeta Shqip

Comments are closed.