Histori tmerri nga shteti fqinj, prej muajsh jetonte me të ëmën e vdekur

Shtetasi italian Mauro Culzoni, 53 vjeç, banues nw  Reggio Emiliaprej muajsh jetonte me nënë e tij të vdekur në të njëjtën banesë.  Madje ai e kishte vendosur kufomën në shtrat dhe vdekjen nuk kishte raportuar në polici që t’i merrte pensionin. Gjatë kësaj kohe kishte kaluar në depresion dhe për pasojë i jep fund jetës së tij. Por nuk mjaftohet me kaq. Fillimisht vret qenin me të cilin jetonte prej kohësh dhe më pas qëllon veten. Policia është njoftuar nga fqinjët e viktimave.

Trupi i pensionistes 81-vjeçare, Adriana Caffarri, ishte në shtratin e dhomës së saj të gjumit, në një gjendje të avancuar dekompozimi,  pothuajse e mumifikuar. Sipas testeve të para, gruaja e vjetër mund të ketë vdekur për shkak të shkaqeve natyrore, në fund të verës.

Fqinjët nuk e kishin parë gruan prej kohësh dhe e denoncuan rastin në polici. Kjo e fundit e kishte thirrur 53-vjeçarin që të jepte sqarime për fatin e së ëmës. Ai ishte përgjigjur se pensionistja kishte shkuar tek një mik në zonën e Modenës. Policia i kishte kërkuar që të raportonte sërish sapo ajo të kthehej nga udhëtimit.  Në atë moment, Mauro kuptoi se vdekja e nënës nuk mund të mbetej sekrete për një kohë të gjatë. Dhe nga dëshpërimi, ai kishte vrarë veten.

Gazeta Shqip

Comments are closed.