Gjyshja kanibale, në frigoriferin e 80-vjeçares gjenden organe njeriu (Foto)

Një gjyshe në Rusi dyshohet se është një vrasëse kanibale dhe “rrëmbyesja” e disa viktimave në qytet, pasi pjesë organesh kryesisht nga trupa vajzash janë gjetur në frigoriferin e banesës së saj.

80-vjeçarja pensioniste ka qenë punëtore në thertore, ndërsa aktualisht është duke u hetuar për zhdukjen e një burri, një gruaje dhe një adoleshenti në Berezovska, një lagje periferike Khabarovskit.

Policët rusë e kanë arrestuar gruan dhe prej të paktën dy muajsh ka nisur një hetim për vrasje.

Gjyshja mohon vrasjen e një pastruesi rrugësh 52-vjeçar, i cili jetonte në apartamentin e saj si qiramarrës. Dhe dy raste të tjera të personave të zhdukur janë duke u lidhur me rrëmbimin e mundshëm nga e moshuara.

Rasti erdhi në vëmendjen e policëve pasi një fëmijë zbuloi një krah të prerë pranë bllokut të banimit. Policia zbuloi më pas mbetjet e shpërbëra të trupave të njerëzve në një numër të madh qesesh plastike.

Gjurmët e gishtërinjve nga pjesët e trupit çuan në identifikimin e njeriut, nga Ukraina, që jetonte me gjyshen kanibale. “Organet e brendshme të qiramarrësit, përfshirë edhe zorrët e tij, u gjetën në frigoriferin e saj”, sqaroi policia ruse.

Ka patur pretendime në vend se gruaja është e dyshuar për kanibalizëm, por këto nuk janë konfirmuar nga Komisioni Hetimor i Rusisë.  “Qentë ndjenin gjakun dhe bartën pjesët e trupit në të gjithë zonën”, tha një tjetër burim për mediat ruse.

Fqinjët raportuan se dëgjuan “goditje me zë të lartë në apartamentin e saj deri pothuajse në mesnatë, sikur dikush po përdorte një sëpatë”.

Një tjetër qiraxhi femër u zhduk disa vite më parë, së bashku me një shumë të madhe të parave të saj dhe pasaporta e saj u gjet nga policia në banesën e gruas. Dhe një fqinjë adoleshente u zhduk në një rast tjetër të pazgjidhur i cili tani po rishikohet, sipas raporteve të medias lokale.

Comments are closed.