GdF-ja italiane e RENEA mega-operacion në Vlorë, 6 të arrestuar (EMRAT)

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka sqaruar se operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes, ndërsa në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA.

Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas. Ata janë:

-Luka Beqiraj

-Bilbil Kabello

-Arbnor Hoxhaj

-Denis Pashaj

-Kujtim Elmazi

-Kristian Llanaj.

Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali. Ndërkohë një aksion paralel po zhvillohet edhe në Itali.

Në rrugë jozyrtare mendohet se janë trafikuar rreth 10 ton drogë në vitet e fundit./TCH

Comments are closed.