Erdogan tërheq edhe indianët, dasmë miliarderësh në Antalia (Foto)

Pas vizitës së presidentit Rexhep Taip Erdogan në Indi në vitin 2017, Turqia është shndërruar në destinacionin e preferuar të indianëve.

Së fundmi, një dasmë miliarderësh është zhvilluar në një prej resorteve më të famshëm në Antalia.

Në një dasmë super luksoze 3-ditore, me shpenzime marramendëse, u celebruan Medha dhe Nalin, fëmijët e dy prej familjeve më të pasura në Indi.

Mediat turke raportojnë se në dasmën e famshme ishin 600 të ftuar, të cilët sigurisht kanë ardhur me avionë çarter privat.

Përfitimet e Turqisë nga kjo dasmë ishin shumë të mëdha dhe ky “biznes” (martesat e indianëve) po sjell shuma të mëdha në shtetin e Erdogan.

Gazeta Shqip

Comments are closed.