“Efektivi i FNSH-së tenton të përdhunojë studenten, arrestohet”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të bërë në Facebook, shprehet se një polic i FNSH në Shkodër, është arrestuar pasi ka tentuar të përdhunojë një studente, si dhe ka ngacmuar edhe një pedagoge. Në një mesazh denoncues i ardhur nga “qytetari dixhital”, thuhet se kanë ndërhyrë djemtë e shkollës, të cilët e kanë mbyllur në tualet deri sa ka ardhur policia.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkoperdhunuesi me uniformë arrestohet nga studentët!

Polici i Forcave të Nderyrjes së Shpejte vishet civil, tenton te përdhunoje studenten në Fakultetin Juridik në Shkodër. Studentët e arrestojnë dhe ndryjnë në banjo. Ju lumtë!!

Denoncimi

Zoti Berisha tani sapo është arrestuar ne fakultetin juridik në Shkodër një polic i veshur civilm i cili ka 2 ditë qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuat për ta përdhunuar. Përdhunuesi është efektiv i forcave te ndërhyrjes se shpejtë. Studentet vajza janë shokuar shume, por me ndërhyrjen e djemve përdhunuesi është mbajtur i mbyllur në banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgjë. Ai ka qenë edhe dje ku ka ngacmuar dhe një pedagoge. Kjo është policia edvin kristaq rames.

Comments are closed.