E veshën penisin me metal për përdhunime të dhimbshme, 108 vite burg dy vëllezërve

Dy vëllezër janë burgosur për 108 vjet, pasi ata kanë tentuar të përdhunojnë me teknika brutale gra të ndryshme që i përdornin edhe për prostitucion.

Vëllezërit Sandulache, që ishin vendosur në Spanjë, fituan deri në 10,000 paund për një natë nga biznesi i prostitucionit. Dyshja rumune, me emrin Cristian dhe Sebastian, sipas “Daily Star” kishin implementuar material metalik në penisin e tyre me qëllimin për të bërë aktin seksual më të dhimbshëm për viktimat që binin pre e abuzimit të tyre.

Ata gjithashtu akuzohen se i kanë prerë krahun një gruaje me një shpatë samurai, pasi e rrahën aq keq sa qëndroi e shtrirë në shtrat për një javë.

Një natë, vëllezërit Sandulache thuhet se i detyruan katër nga vajzat të hanin 700 dollarë para cash pasi nuk arritën të fitonin para mjaftueshëm në rrugë duke prostituuar.

Ata thirrën Ionut Baciu, bashkëpunëtorin e tyre dhe i thanë: “Ionut, sill pak ujë, sepse e bën më të lehtë të përtypin kartëmonedhat”. Teksa vajzat hëngrën paratë, Sandulachët i paralajmëruan: “Nëse kjo ndodh përsëri, herën tjetër do të hani monedha”.

Vëllezërit akuzohen edhe për trafikim të qenieve njerëzore, prostitucion të detyruar dhe pastrim parash. Prokurorët treguan se ata i joshnin gratë nga Rumania me premtimin për një jete më të mirë në Spanjë përpara se t’i trafikonin dhe t’i prostituonin duke i kërcënuar në Oviedo.

Gjykata dëgjoi dëshmi tronditëse nga dy viktima, të njohura vetëm si A.C. dhe A.G.M. Të dy vajzat rumune u mashtruan nga vëllezërit që i bënë të dashurat e tyre.

Në një rast tjetër, gjykata dëgjoi se si Cristian i tha një debitori: “Nëse nuk e bën pagesën tani, unë do t’i vë zjarrin nënën tënde”.

Ai i tha një tjetër vajze: “Do të përdhunoj motrën tënde vogël. Do të vras e do ta hedh trupin tënd në një qese diku”.

Përveç kushteve të rënda të burgimit, të dy burrat janë dënuar me gjoba dhe kompensime të konsiderueshme për viktimat e tyre. Avokatët e viktimave e quajtën vendimin e gjykatës “të respektueshëm”, por këmbëngulën se do të apelonin për kohëzgjatjen e dënimeve, njoftoi El Comercio.

Cristian dhe Sebastian Sandulache u burgosën për 55 dhe 53 vjet respektivisht nga një gjykatë në Spanjë muajin e kaluar.

Comments are closed.