Dëborë dhe akull, ARRSH ja situata e rrugëve në vend

Për shkak të motit të ftohtë dhe dëborës, janë shënuar vështirësi në disa segmente rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën ën vend duke thënë se gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore.

Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore. Të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.

Në Tiranë ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin.

Në Librazhd- Stëblevë, ka pasur rreth 20 cm borë. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.

Në qarkun e Shkodrës, gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët: Ura e Cerenecit – Steblevë, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm borë.

Trebisht – Doganë, ka pasur rreth 5-10 cm borë.

Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm borë.

Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm borë.

Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Gazeta Shqip

Comments are closed.