Tragjike në Greqi, gjendet i vdekur një 12-vjeçar shqiptar

Një i mitur shqiptar është gjetur i vdekur në Rodos të Greqisë. Sipas mediave greke, 12-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Hetimet kanë nisur nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit dhe policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanet në të cilat mund të ketë ndodhur ngjarja.

Pritet një përgjigje nga spitali lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit.

Gazeta Shqip

Comments are closed.