Nga murg në modele, historia e Mariko Ugen

Rreth 10 vjet më parë Mariko Ugen nga Tibeti ka qenë murg, por jeta i ndryshoi në 360 gradë kur mori vendimin që të bëhej femër. Tashmë ajo është një modele dhe kërcimtare nga. Historia e saj u publikua nga ‘Times of India’, ku thuhet se lindi djalë por gjatë gjithë kohës e ndjente trupin si femër.

Lindi në Bir në zonën e Himachal Pradesh të Indisë, me emrin Tenzin, të cilin e ndryshoi më vonë në Mariko, ndërkohë që prindërit e saj ishin emigrant në Tibet.

Ajo ndihet mirë më ndryshimin që ka bërë dhe thotë se është krenare që u bë transeksualja e parë tibetiane. Ish-murgu pretendon se tashmë iu është hapur rruga shumë personave të tjerë.  Për vendimin që ka marrë, i është dashur shumë kohë.  “Jo, nuk u zgjova në mëngjes dhe vendosa të ndryshoja gjini. Gjatë gjithë kohës qysh në fëmijëri, jam përballur me shumë sfida psikologjike dhe sociale. Fillova ta njihja veten qysh më moshën 9 vjeçare”, tregon më tej Ugen.

Familja vendosi që ta dërgonte në një manastir budist në Tergar të Kathmandu, në Nepal për ta bërë murg, ku për vite me radhë thotë se është ndjerë i/e burgosur.

Më në fund në vitin 2014 gjeti kurajën për të pranuar veten siç ishte, duke braktisur manastirin dhe duke dalë hapur. Pas kësaj ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të ndryshuar gjini. Një vit më vonë në 2015, Mariko u pranua si balerinë në konkursin e bukurisë Miss Tibet dhe tashmë është bërë e famshme.

Gazeta Shqip

Comments are closed.