“Lufta” Rama-Meta vazhdon, Presidenti “djeg” Angjelin për kreun e KLSH-së

Përplasja mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe mazharoncës së kryeministrit Edi Rama, vijon ende për atë se kush do të jetë për 7 vitet e ardhshme në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Pas rrëzimit me votë në Kuvend nga mazhoranca, të kandidaturave të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit, propozuar nga presidenti, ishte radha e Ilir Metës të paralajmëronte Edi Ramën mosakordin e tij për kandidaturën e Anastas Angjelit, emri i të cilit përmendet se do të ishte i pëlqyer nga mazhoranca për këtë post dhe që përmbush kriteret.

“Jam i bindur se, të gjitha bindjet dhe propozimet e Presidentit synojnë forcimin e institucioneve të pavarura dhe të shërbimit të ligjit, e jo të forcimit të shumicës”, tha Ilir Meta.

Ky paralajmërim i Metës për Ramën, për kandidaturën e Anastas Angjelit, tregon se më shumë sesa emri se kush do të drejtojë KLSH-në, kjo është kthyer në një betejë personale mes presidentit dhe kryeministrit.

Comments are closed.