Horoskopi – 11 shkurt 2019

Dashi 

Dita është e mirë për të zhvilluar takime, intervista dhe aktivitete që kërkojnë bashkëpunim. Çdo komunikim do të jetë shumë emocional dhe nuk do arrini të kontrolloni veten.

Demi 

Shtëpia dhe familja do të jenë fusha kryesore e interesit për të lindurit e kësaj shenje. Do të ketë disa lajme emocionuese të cilat do të ngjallin një stuhi emocionale. Mund të rifilloni një bisedë të vjetër me disa miq tuaj të ngushtë.

Binjakët 

Ndjenjat dhe emocionet tuaja do të jenë mjaft pozitive. Mund të keni një mbivlerësim të tepërt të aftësive tuaja, megjithatë në çdo rast keni perspektivë të mrekullueshme përpara jush.

Gaforrja 

Është koha që të bëni ndryshime në mënyrën e veshjes suaj. Tregohuni më kritikë me veten dhe përdorni të gjitha burimet që keni në dispozicion. Përmes një shtyse të tillë do të rezultoni të suksesshëm.

Luani 

Pasioni juaj për idealet e vjetra do të bëhet gjithnjë e më i fortë. Shumë prej jush do të zhyten në të kaluarën e lumtur të tyre, në kërkim për të marrë lajme nga ish-partneri që kanë pasur. Gjatë kësaj dite nuk përjashtohen konfrontimet.

Virgjëresha 

Qasja juaj racionale lidhur me çështje të pamundura do të jetë mjaft e lartë sot. Shanset janë që të tradhtoheni nga neglizhimi i detyrave të përditshme dhe nga ndikimi i emocioneve të forta.

Peshorja 

Një kthesë e re e ngjarjeve do të jetë në duart tuaja. Parashikohen zbulime të reja dhe rivlerësim i arritjeve tuaja të tanishme. Do të jeni me fat, pasi do të gjeni mbështetje financiare për të vënë në zbatim idetë tuaja.

Akrepi 

Kjo është një ditë e mirë për të bërë një bisedë të rëndësishme me prindërit, eprorin apo një bashkëpunëtor tuajin. Do të jeni në kërkim të një perspektive të re, ku nuk përjashtohet ndryshimi i partnerëve, kushtet e punës dhe sistemit financiar.

Shigjetari 

Surprizat me të cilat do të përballeni sot do të jenë kryesisht të parashikuara. Ka shumë mundësi që skenari juaj i ndërlikuar, të bëhet i pashoq. Ju mund të merrni një njoftim apo një ofertë që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.

Bricjapi 

Kjo ditë nuk pritet të jetë aspak e qetë. Ngjarjet që do të ndodhin do t’iu shqetësojnë dhe do të bëjnë që të merrni masa të pazakonta. Bindjet tuaja të vjetra dhe preferencat e vazhdueshme do të marrin një kthesë të papritur.

Ujori 

Të njohurit tuaj të vjetër kanë filluar të luajnë një rol të madh në jetën tuaj. Do të përqendroheni në biseda të vjetra në mënyrë që t’iu jepni zgjidhje. Kjo është dita kur duhet t’i shqyrtoni gjërat me qetësi

Peshqit 

Kjo është një ditë e përshtatshme për t’u marrë me proceset e njohura të punës që i keni lënë pas dore. Do të përdorni ish-kolegët tuaj për të marrë disa informacione apo këshilla të vlefshme.

Comments are closed.