Georgina, në dëborë me fëmijët e Ronaldos (Foto)

Arratisje në dëborë për Georgina Rodriguez, e cila, duke përfituar nga angazhimet e futbollit të Cristiano Ronaldos, ka shijuar një ditë argëtimi në Courmayeur me një mikeshë dhe djemtë e vegjël të lojtarit portugez: Alana, dhe binjakët Eva dhe Mateo. Ndër lojërat e tyre, janë edhe udhëtimet me slitë me fëmijët, ndërkohë që ka edhe kohë për një përshëndetje për partnerin e saj dhe për Cristiano Jr: “Ne dërgojmë energjinë tonë më të mirë tek babi dhe vëllai ynë i vogël”.

Georgina Rodriguez është gjithashtu seksi me veshjet e skive dhe çizmet. Me fëmijët ajo është një nënë e përkushtuar: ajo i vesh me kujdes për t’i mbrojtur ata nga të ftohtit, duke zgjedhur bluzën e kaltër për djalin dhe rozë për vajzat dhe luan me ta në shpatet me dëborë. Një tablo familjare shumë e bukur, mungon vetëm Cristiano Ronaldo për ta bërë atë të përsosur.

Gazeta Shqip

Comments are closed.