Gazetarja: Gjyqtarë e prokurorë që i “dogji” vettingu kurohen për depresion

Në debatin që u zhvillua në emisionin “Open”, analistë e gazetarë ju përgjigjën pyetjes se “përse nuk ka kandidatura për SPAK”, duke thënë se është hedhur në erë besimi te reforma në drejtësi pasi vettingu ka treguar kapje nga politika që në nisje të procesit.

Sipas Enton Abilekajt, Komisionin i Pavarur i Kualifikimit (KPK) sipas tij është kthyer në KVK, një institucion që jep vendime, pra shkarkon gjyqtarë e prokurorë si i varur nga qeveria.

Ndërkohë, duke mbetur te dështimi i vettingut, gazetarja e kronikës Anila Hoxha deklaroi se ka emra me peshë të drejtësisë që janë shkarkuar padrejtësisht nga KPK, të cilët kanë nisur të kurohen nga depresioni.

“Ka gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar që po kurohen për depresion. Jo më larg nga dje takova nga dje që ishte në gjendje shumë të rëndë. Le të marr një shembull. Ju Eni (drejtuar moderatores Vasili) keni qenë më shumë se 20 vjet në profesionin tuaj dhe në fund xerohet gjithçka. Kështu është edhe për drejtësinë. Është mision. Ata që e kanë dashur drejtësinë dhe i heqin padrejtësisht ju dhemb”, tha gazetarja.

Comments are closed.