Dua Lipa bën historinë, fiton dy çmime “Grammy”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka triumfuar në “Grammy Awards”.

Dua Lipa është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmimin “Grammy”. Këngëtarja ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.

Gjithashtu Dua ka fituar edhe në kategorinë “Artistja më e mirë e re”, ku po garonte edhe Bebe Rexha.

Ndërsa u ngjit në skenën gjigande për të pranuar çmimet Dua tha: “Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versioni më i mirë i vetes sime.”

Gazeta Shqip

Comments are closed.