Paqueta-gol, Milani nuk bën “shaka” me Cagliarin

Milani fitoi thellë 3-0 me Cagliarin në “San Siro”, duk eu ngjitur shumë shpejt në vendin e katërt në Serinë, pozicion që e humbi që me fitoren e Lazios 1-0 me Empolin. Kuqezinjtë u shfaqën me grintë e dëshirë në këtë sfidë, duke e zhbllokuar takimin që në minutën e 12-të, pasi një goditjeje të fortë të Susos.

Në fakt, skuadra e Gattusos pati edhe fatin në anën e saj në këtë episod, pasi topin drejt rrjetës e devijoi në mënyrë të pavullnetshme Capittelli, pasi grushtimit të portierit.

Paqueta shfrytëzoi një harkim të Calabrias në shtyllën e dytë duke shënuar golin e 2-0, që ishte i pari për brazilianin me fanellën e Milanit, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Piatek në minutën e 62-të.

Ky sukses i Milanit erdhi pas dy barazimeve radhazi me Romën dhe Napolin.

Gazeta Shqip

Comments are closed.