Gjermani, pikturat e Hitlerit nuk i blen asnjë! (Foto)

Polemika për pesë piktura që i atribuohen Adolf Hitlerit, në një ankand në Nuremberg. Çmimet e relikeve naziste varionin nga 19 mijë deri në 45 mijë euro.

Asnjë blerës nuk është gjetur deri më tani, por shtëpia e ankandit “Weidler” nuk ka komentuar për arsyen e dështimit dhe ka njoftuar se pikturat do të ri-propozohen në një datë të mëvonshme. Kryebashkiaku i Nurembergut, Ulrich Maly, kishte dënuar më parë shitjen, duke e quajtur atë “një shije të keqe”.

Shfaqjet publike të simboleve naziste janë të ndaluara me ligj në Gjermani, përveç disa rasteve, si ato arsimore apo historike.

Gazeta Shqip

Comments are closed.