Burri i Mbretëreshës dorëzon patentën në moshën 97-vjeçare

Duka i Edinburgut ka hequr dorë nga leja e drejtimit të automjetit, pas aksidentit të ndodhur. Pallati mbretëror njoftoi se princi 97-vjeçar Philip ka vendosur të mos ngasë më makinën, pasi pothuajse një muaj më parë u përfshi në një aksident ku u lënduan dy gra.

Në njoftimin zyrtar pallati i “Buckingham” bëri të ditur se: “pas shqyrtimit me kujdes, burri i mbretëreshës Elizabetha II, vullnetarisht solli vendimin të dorëzojë patentën e shoferit”.

Philip po drejtonte “Land Rover-in” pranë pronës mbretërore “Sandringham” në lindje të Anglisë, kur u përplas me një makinë tjetër. Philip pati nevojë për ndihmë që të dalë nga makina e përmbysur, por kaloi pa lëndime.

Dy gratë, të cilat ishin në makinën tjetër pësuan lëndime të lehta, ndërsa foshnja 2 muajshe nuk pësoi asnjë dëmtim.

Gazeta Shqip

Comments are closed.