Vrasja në Pukë, identifikohet autori (Emri)

Identifikohen autori i vrasjes së punonjësit të HEC-it në Pukë, Petrit Biba 30-vjeç. Policia raporton se ai është Enderis Dodaj 25 vjeç. I riu ka qenë duke luajtur me armën e zjarrit dhe i është shkrepur aksidentalisht.

Pas ngjarjes është larguar nga skena e krimit për t’i shpëtuar arrestimit. Ndërkohë, Biba është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën disa orë më pas për shkak të hemorragjisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në fshatin Vrrithë të Pukës, në afërsi të hidrocentralit. Viktima dhe autori i ngjarjes ishin punonjës në HEC. Ndaj Dodajt rëndon akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Gazeta Shqip

 

Comments are closed.