Piloti i dehur arrestohet pak minuta se të nisej për në fluturim

Një pilot i “American Arlines” është arrestuar  në aeroportin e Mançesterit. Fluturimi AA735 ishte planifikuar të nisej për në Filadelfia në orën 11:05 të enjten, por u  anulua.

Piloti  62-vjeçar u arrestua me dyshimin se kishte konsumuar alkool përtej kufirit të përcaktuar. Një denoncues raportoi në polici se një pilot i linjës ajrore mund të ishte  nën ndikimin e alkoolit.

Autoritetet aeroportit ia dorëzuan pilotin policisë dhe janë në pritje të hetimeve të mëtejshme. Pasagjerët fluturuan me një avion tjetër.

Një zëdhënëse e ‘American Airlines’ tha: -” ‘American Airlines’ është në dijeni të një incidenti që përfshin një anëtar të ekuipazhit të tij në Manchester Airport. Piloti u arrestua dhe fluturimi, AA735 në Filadelfia, është anuluar.

Gazeta Shqip

Comments are closed.