Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Ruçi: Ishte miku i të gjithëve, do na mungojë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi shprehu sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kiço Blushit dhe vlerësimet e tij për këtë personalitet të kulturës shqiptare.

“Kiço Blushi ishte shkrimtari dhe intelektuali  i angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar jetët e të gjithëve.  Krijimtaria e shkrimtarit dhe artistit Kiço Blushit është shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve. Kiço Blushi ishte deputeti dhe kolegu ynë në kohë të vështira dhe i dha fisnikëri Kuvendit të Shqipërisë.  Kiço Blushi ishte miku i të gjithëve dhe do na mungojë të gjithëve”, shprehet Ruçi.

Gazeta Shqip

Comments are closed.