Skandal/ Nënkryetari i komunës ngacmon seksualisht 15-vjeçaren (FOTO)

Shqipëria prej mëse një jave po “zien” nga debati për ngjarjen e rëndë të Kavajës, ku u përdhunuar për dy muaj nga 8 minorenë një vajzë 13-vjeçare.

Një ngjarje me përmasa edhe më të rënda, por e të njëjti kontekst ka tronditur opinionin publik edhe në Kosovës, ku me një 16-vjeçare  është abuzuar seksualisht nga mësuesi dhe polici tek i cili denoncoi ngjarjen.

Por duket se “ethet” e abuzimit seksual me të mitura kanë kapluar të gjithë Ballkanin, pasi edhe në Serbi ka shpërthyer skandali, pasi nënkryetari i një komune ka ngacmuar seksualisht një minorene.

Mediat serbe shkruajnë se nënkryetari i Komunës Boro, Branko Peric rrezikon tre vite burg pasi autoritetet serbe kanë ngritur një padi ndaj tij nën dyshimet për ngacmime seksuale të rënda.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe disa foto, ku shihet zyrtari i kësaj komune që puthet me një 15-vjeçare dhe e përqafon e prek atë në vende intime.

‘Novosti’ shkruan se nënkryetari i komunës është 60-vjeç, dhe për këtë rast ka dhënë edhe dëshminë e tij para Prokurorisë në Serbi. Ai ka thënë se fotot janë realizuar me dëshirë dhe pa forcë.

Comments are closed.