Balla-Berishës: Ti Sali, gjithnjë e ke sabotuar Kosovën

Kreu i Grupit Parlamentar socialist të PS-së, Taulant Balla, ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se është politikani i vetëm shqiptar që ka dalë kundër interesave të Kosovës në çdo kohë dhe moment.

Balla përmendi disa raste, duke i kujtuar deputetit demokrat pengesat dhe sabotimet që i ka shkaktuar ai Kosovës.

“Nuk e di pse pa dashje shkove nga ministria e Energjetikës dhe pastaj te marrëveshja e Kosovës me Serbinë. Sali, ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza, por një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisë energjetike të Kosovës, duke bllokuar projektin e linjës së transmisionit mes Shqipërisë e Kosovës. Ti Sali e bllokove në vitin 2013. Ne e kemi denoncuar këtë sabotim, por historia jote nuk fillon e mbaron vetëm te ky sabotim, – tha Balla. – Sa herë që Kosova ka qenë në një moment të rëndësishëm historik, ke qenë ti që e ke sabotuar; kur Rrugova bënte rezistencën, ti e furnizoje Millosheviçin me naftë Sali. Kur serbët kryenin masakra në Bosnjë, ti furnizoje makinerinë ushtarake. Kur PS mbështeste marrëveshjen e Rambujesë, i vetmi politikan shqiptar që ishte kundër, ishte ti. Kur u çlirua Kosova, me porosi të forcave aleate, vetëm ty s’të lejohej të shkoje në Kosovë”, – u shpreh Balla.

Gazeta Shqip

 

Comments are closed.