Vlorë, vriten dy persona

Dy persona raportohet se janë vrarë në qytetin e Vlorës, mesditën e sotme. Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë Komisariatit të Policisë.

Emrat e viktimave dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të ditura. Mësohet se në momentin e vrasjes, kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të viktimave.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për krim në familje. Sipas të dhënave paraprake mësohet se burri ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Të shtënat me armë zjarri kanë shkaktuar panik tek kalimtarët e rastit. Gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa burri është shoqëruar në spital.

Vijon

Comments are closed.