Horoskopi – 1 shkurt 2019

Dashi

Edhe pse gjithçka do të shkojë për mrekulli do të keni shpirtin e kundërshtimit me të gjithë ata që ju rrethojnë. Nëse vazhdoni kështu në mbrëmje do të përfundoni vetëm duke u ankuar.

Demi

Ditë ideale për të shëtitur në ajër të pastër. Kjo do t’ju ndihmojë të harroni dikë i cili është treguar shumë indiferent ndaj kujdesit tuaj.

Binjaket

Duhet të kënaqeni duke mbyllur me radhë të gjitha problemet që keni kohët e fundit.  Do të dini ti bëni të tjerët t’ju vlerësojnë dhe t’ju duan.  Në familje duhet të silleni me ëmbëlsi duke evituar ironinë që mund të lëndojë dikë.

Gaforrja

Po mendoni për një çështje e cila ju ka tërhequr të gjithë vëmendjen tuaj dhe nuk do ta keni mendjen tek të tjerët që do të përpiqen t’ju përfshijnë në projektet e tyre. Do të keni shumë besim për të ardhmen.

Luani

Lini mënjanë heshtjen dhe përpiquni të zgjidhni problemet në çift pa krijuar polemika të tjera. Kini kujdes nga fjalët e shumta me të cilat kujtoni se po sqaroni diçka.

Virgjeresha

Përdorni ndjeshmërinë tuaj për të kuptuar nëse të tjerët janë në humorin e duhur apo jo. Do të jeni me fat në çështjet e zemrës, takime interesante për të gjithë ata që janë vetëm.

Peshorja

Përpiquni të shpjegoheni përse doni me çdo kusht ta bëni partnerin të vuaj. Me humorin tuaj të keq nuk do të arrini të kuptoni anët pozitive të gjërave dhe rrezikoni të hidhni në erë një rast shumë të mirë.

Akrepi

Po luani me zjarrin duhet ët jeni më të sinqertë me partnerin. Është shumë i zgjuar për të kuptuar manovrat tuaja. Me  qetësi zgjidhni momentin e duhur për të folur hapur dhe me sinqeritet.

Shigjetari

Mirëkuptimi në çift nuk do të jetë perfekt dëshirat tuaja do t’ju krijojnë probleme me partnerin.  Mërkuri dhe Hëna në shenjë do të jenë aleatët tuaj më të vlefshëm për të ndryshuar situatën.

Bricjapi

Me gjithë sforcimet tuaja partneri nuk do të arrijë të entuziazmohet ditën e sotme, do ta ketë mendjen diku tjetër. Favorizohen takimet me miq simpatik. Do të jeni shumë tërheqës ditën e sotme.

Ujori

Afërdita dhe Hëna në shenjë do të jenë aleatët tuaj të cilët do të dini ti përdorni me zgjuarsi në çdo situatë.  Dita do të jetë e lumtur dhe mbrëmja fantastike.

Peshqit

Me gjithë sforcimet akoma nuk keni arritur të harroni të shkuarën dhe në veçanti një person të cilit i keni dhuruar shumë dashuri. Mërkuri në shenjë ju shtyn të kërkoni lidhje të reja.

Comments are closed.