Përleshje me armë zjarri, vdes ish-polici

Luftë me armë mes dy grupeve rivale, vdes ish-punonjësi i policisë. Ngjarja ka ndodhur pasdite e sotme pranë zonës stacionit të fundit të Tiranës së Re. Fillimisht u raportua se ngjarja kishte ndodhur tek 21-Dhjetori, pak metra nga Komisariati Nr.2.  Paraprakisht raportua se nuk kishte viktima apo të lënduar, por më pas u tha se viktimë kishte mbetur ish-punonjësi i policisë Arben Bilali. I plagosuri ka shkuar në spital me plagë të rënda ku dhe ka gjetur vdekjen.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. Ende nuk ka ndonjë emër të personave të përfshirë në konfliktin e armatosur. Grupi hetimor ka shoqëruar disa persona në Komisariat, në cilësinë e dëshmitarit okularë. Ndërkohë, pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë, pranë bizneseve ku ndodhi përleshja.

Comments are closed.