“Zonjë, ti nuk mbush”, kryetarja e LSI sulmon gazetaren e njohur

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” ka pasur një përplasje që kaloi kufijtë e tikës midis Monika Kryemadhit dhe gazetares Anila Basha, e cila në një moment e vendosi me shpatulla pas muri kryetaren e LSI, kur i kërkoi të përgjigjej nëse do ta pranonte apo jo kodin zgjedhor dhe kur do të ndodhë kjo.

Basha argumentoi se nuk bën sens që Kryemadhi kërkon të rrëzojë Edi Ramën para zgjedhjeve lokale, por do që t’i realizojë këto zgjedhje pa një kod zgjedhor.

“Shkoni bëni kodin zgjedhor. E kujtoi dhe Duka, tha po tallet opozita me partitë e vogla, nuk e ka marrë seriozisht. Si do hysh në zgjedhje ti pa kod zgjedhor? Do dëgjojmë prapë të njëjtën këngë që Rama vjedh votat me drejtorët e tij. Ti thua do dal në protestë, do heq Ramën dhe do hyj në zgjedhje, po si do bësh zgjedhje ti pa kod moj? Do presësh Ramën të bjeri?”, tha Basha.

Kryemadhi duke mos dhënë një përgjigje konkrete për çështjen shpërtheu duke e fyer gazetaren.

“Anila, ose ti nuk mbush, ose mendon që do rritet audiencën duke bërtitur ne të dyja”, tha kryetarja e LSI.

18 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Comments are closed.